Një kompani tajvaneze ka përdorur katër milionë shishe plastike shumëngjyrëshe për të prodhuar një kopje gjigante të pikturës së Vincent van Gogh, “The Starry Night” për të promovuar riciklimin.
Instalacioni mbulon 53 hektarë të parkut “Starry Paradise” në periferi të qytetit Keelung në Tajvan dhe është hapur për publikun më herët këtë vit për të shënuar 125 vjetorin e vdekjes së piktorit të famshëm holandez.
“Po mendonim të kombinonim idenë e mbrojtjes së ambientit me shishe PET (të ricikluara) dhe këtë hapësirë për të krijuar një vepër arti, në mënyrë që të gjithë të mund të mësojnë një anë tjetër të riciklimit”, ka thënë Aisin Yeh, personi përgjegjës i marrëdhënieve me publikun në “Unison Developing Co. Ltd”, kompani që e nisi projektin, raporton Reuters.
Van Gogh përfundoi veprën origjinale më 1889, një vit para vdekjes së tij, duke përdorur ngjyra vaji në pëlhurë. Reagimi i vizitorëve për kopjen e veprës së Van Gogh ishte i ndryshëm. (b.an)