Xhelal Mziu deklaron se nuk do kërkoj dëmshpërblim pas vendimit të pafajësisë të dhënë nga Gjykata e Apelit.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Mziu tha se nuk ka kohë të merret me një proces tjetër gjyqësor dhe si të tillë nuk do të kërkojë dëmshpërblim monetar edhe pse dëmi që i është bërë atij vetë dhe familjes por më shumë bashkisë së Kamzës është i madh.
Mziu hodhi poshtë akuzat nëse gjyqtarja Fatmira Hajdari e kishte favorizuar pasi sipas tij rezultati ka qenë 3 me zero dhe relatore nuk ka qenë ajo. “Fatmira Hajdari ka treguar integritet dhe nuk u bë pjesë e presioneve të kryeministrit Rama siç ka ndodhur me gjykatësit e Faktit dhe prokurorët”, tha Mziu.”. Mziu komentoi edhe kryeministrin Edi Rama që ka hedhur shumë akuza ndaj tij sidomos gjatë fushatës elektorale dhe që mbahet mend për frazën: Mos votoni Mziun se ai do shkojë ose në shtëpi ose në burg. Mziu është Saliu i vogël. “Rama më bëri nder të madh kur më krahasoi me Sali Berishën. Berisha është idhulli im dhe Shqiëpria as ka patur e as ka për të patur një person të tillë. Sali Berisha nuk përsëritet më” tha Mziu.
Ndërkohë kryebashkiaku i Kamzës dhe kryetari I degës së PD në këtë qytet tha se Berisha kishte të drejtë kur kërkoi armatosjen me leje të popullsisë në rastet kur vihet në rrezik prona dhe jeta. Gjatë emisionit Mziu tregoi edhe një detaj interesant. Ai pohoi se një pjesë e protestuesëve në parkun te Liqenin Artificial të Tiranës ishin nga Kamza duke e argumentuar këtë se ata protesonin për dëmtimin e një parku kombëtar dhe jo për një park lokal.
“Parku te liqeni nuk i përket vetëm Tiranës por gjithë Shqipërisë dhe si i tillë është e drjetë e çdo banori të Kamzës të protestojë atje.”
(javanews.al / a.r)