Sipas të dhënave të instituteve meteorologjike në pika të ndryshme të globit, rritja e temperaturave në botë vazhdon.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme turke e Meteorologjisë, temperatura mesatare e globit që nga shekulli XIX ka shënuar rritje deri në 1,5 gradë Celsius.
Ndryshimi në sistemin klimatik u përshpejtua veçanërisht pas vitit 1950.
Që nga vitit 1880 atmosfera është ngrohur për 0,85 gradë Celsius.
Në periudhën 1983-2012 në Hemisferën Veriore, ishin 30 vitet më të ngrohta në 1 400 vitet e fundit.
Që nga viti 1880 kur filluan regjistrimet, viti 2014 ishte viti më i ngrohtë në sipërfaqen e Tokës dhe atë oqeanike.
Temperatura mesatare vjetore në këtë vit ka thyer rekord duke e tejkaluar për 0,69 gradë temperaturën mesatare të shekullit XX prej 13,9 gradë, dhe temperaturën mesatare të periudhës më të ngrohtë, atë 2005-2010, për 0,04 gradë.
Ndërkohë, viti i kaluar gjithashtu e tejkaloi atë pararendësin, duke u bërë kështu viti më i ngrohtë.
Viti i kaluar regjistroi rritje të temperaturës për 0,23 gradë nga viti paraprak. Në qoftë se nuk merren masat e duhura, parashikohet që temperaturat deri në fund të këtij shekulli të rriten me pesë gradë Celsius. Rritjet e temperaturave bëhen shkaktare të intensifikimit të katastrofave natyrore, siç janë thatësia, reshjet e papritura, stuhitë dhe uraganet. (javanews.al / a.r)