Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi transportonte me valixhe 27.3 kilogramë drogë kanabis sativa.
Kapja e tij u bë në një zonë pyjore në afërsi të Kosturit në Greqi, e cila përveç drogës së ambalazhuar në 17 paketa, i ka sekuestruar edhe 2 celularë dhe një librezë banke, të cilat do të përdoren nga prokuroria për provë materiale.
Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i ditur./a.m.