Janë realizuar në QSUT 8 ndërhyrjet e para kirurgjikale me projektin e ri të integruar të shërbimit të instrumentave kirurgjikalë. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ilir Beqaj thotë se ,e projektin e ri do të sigurohet furnizimi me 6 mijë modele instrumentash dhe 96 mijë instrumenta kirurgjikalë.
“Këto instrumenta do të jenë të grupuar sipas 13 nënspecialiteteve kirurgjikalë dhe në 71 set-e të ndryshëm. Në çdo moment do të jenë rreth 3 mijë set-e disponibël, për të plotësuar nevojat e shërbimeve kirurgjikale në të gjitha spitalet në vend” – shkruan Beqaj i cili sqaron se 5 elementët e përfshirë janë:
- Furnizimin e instrumentave kirurgjikalë të ndarë në set-e të personalizuar sipas kompleksitetit të ndërhyrjes kirurgjikale (e lartë, e mesme, e ulët, mikrokirurgji);
- Sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë;
- Furnizimin e materialeve mjekësore njëpërdorimëshe të buta për cdo ndërhyrje kirurgjikale (veshje të perosnelit mjekësor në sallë dhe mbulesa të shtratit operator);
- Dezinfektimin e sallave të ndërhyrjeve kirurgjikale;
- Përpunim të mbetjeve spitalore që krijohen në sallë për t’i shndërruar në mbeturina;
Sipas Beqajt, Ministria e Shëndetësisë po sjell ndryshime reale, ndërsa referuar akuzave të vazhdueshme të opozitës, ai shton përmes një hashtagu se #QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara