Para dy ditësh një aksident u mori jetën dy fëmijëve pasi makina e drejtuar nga nëna e tyre u përplas me trafikndarësen në rrugën dytësore Golem-Kavajë. Gruaja me inicialet S.N., 24 vjeç, drejtonte automjetin tip Benz dhe ishte me tre fëmijët e saj. Përplasja me trafikndarësen ka rezultuar fatale për dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën. Por, si qëndron e vërteta e këtij aksidenti?
Vëllai i shoferes dhe njëkohësisht daja i fëmijëve që ndërruan jetën shkruan për Jetaoshqef.al se si qëndron e vërteta e këtij aksidenti, me qëllim informimin e qytetarëve mbi shkaqet e aksidentit dhe atë çfarë ndodhi më pas.
Ai tregon se nëna është hutuar nga zhurma që po bënin fëmijët e saj, duke i tërhequr vëmendjen dhe ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, goma e makinës ka hyrë në kanalin anësor duke u përplasur me trafikndarësen, gjë e cila ka rezultuar fatale për djalin dhe vajzën e saj.
Vëllai i gruas shpjegon se makina ka qenë duke udhëtuar brenda çdo norme, por ky ishte fati i vogëlushëve. Për të mos mjaftuar me kaq, ai tregon si si u prit gruaja e traumatizuar nga infermierët, të cilët e pyesnin nëse e kishte marrë portofolin me vete duke e lënë në atë gjendje, pa i dhënë qetësues./JetaOshQef/a.m.
Më poshtë mesazhi i djalit: