Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve e ka anuluar mbledhjen e sotme.
Shkak është bërë mungesa e opozitës për të tretën herë, ndërsa deputeti socialist Ervin Bushati tha se ndjen keqardhje.
Partia Demokratike nuk ka bërë të ditur shkaqet e mungesës së saj pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit.