Ish-kryeministri Berisha ka folur sot në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, duke komentuar heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës. Sipas tij, ky është një lajm i mirë për shqiptarët që vjen në ditën e Bashkimit Evropian, 9 Majit.
Berisha bëri një paralelizëm edhe me aksidentin tragjik të dy ditëve më parë ku dy fëmijë humbën jetën në Kavajë ndërsa udhëtonin drejt burgut të Rrogozhinës me mamanë e tyre.
“Sot në këtë ditë një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve. Gjykata Kushtetuese i dha një përgjigje të merituar bashkëkusarit, sivëllait Kokëdhima. Kur mendon se dje dy vogëlushë të nisur me të ëmën për të takuar në burg të atin që mbahej brenda se kishte bërë një shtesë ndërtimi, në një kohë kur ky kryekusar ndërton saraje në Qeparo duke shkulur 10 ligje, nuk ke si të mos ndihedh i revoltuar gjer në palcë. Përçmoj me neveri të madhe këtë klikë kusarësh që nuk njeh ligj dhe moral përveç pasurimit të tyre” – tha Sali Berisha. (javanews.al / a.r)