Serbia assesi nuk po pajtohet me faktin se Kosova tashmë është anëtarja e 55-të e UEFA-s.
Kjo u dëshmua edhe sot, transmeton “Zeri.info”.
Një ndeshjen miqësore të futbollit në mes të “Red Star” dhe “Olympiakos”, tifozët më të zjarrtë të Yllit të Kuq të Beogradit, në stilin e tyre të zakonshëm dërguan një mesazh për drejtuesit e UEFA-s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruajnaë mediet serbe, transmeton “Zeri.info”.
Këta tifozë, kishin formuar me ngjyra të flamurit kombëtar shkronjat e UEFA-s, të cilët dhanë edhe një mesazh duke shkruar “Në mbështetje të terrorizmit”, transmeton “zeri.info”.