Gjyata e Ibizas ka lënë në burg një shqiptar, i cili u arrestua të mërkurën nga policia e qytetit ishullor. Shqiptari i arrestuar me iniciale H.F., 36-vjeç, është publikuar me foto sot nga mediat spanjolle.
Ai u ndalua lidhur me një ngjarje të ndodhur në Barcelonë dy vite më parë, kur u bllokua një kamion me 1.360 kilogram hashash.
Shqiptari akuzohet se ka qenë ai që ka urdhëruar nisjen e kamionit me drogë nga Ibiza drejt portit të Barcelona-s. Gjithashtu, ai akuzohet edhe falsifikim dokumetesh, pasi gjatë arrestimit i janë gjetur disa dokumente false.
H.F. kërkohej për të dëshmuar si i pandehur nga një gjykatë në Torremolinos, i akuzuar si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale, përgjegjës për grabitje në disa shtëpi luksoze në Kosta del Sol./a.m.