Rreth 400 protestues pritet të mblidhen në pikë-kalimin kufitar “Brenner” në mes të Italisë dhe Austrisë sot pasdite, për të protestuar kundër një plani për të kufizuar qasjen përmes pikë-kalimit të Alpines, në mënyrë që të kontrollohet lëvizja e emigrantëve.
Reuters shkruan se Austria ka thënë se planifikon që ta vendosë një rrethoj në pikë-kalimin “Brenner”, të cilin e ndan me Italinë për t’i “kanalizuar” njerëzit, transmeton Gazeta Express. (b.an)