Vetëm 341 persona kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen në protestën që “boshti opozitar” i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë thirrur për 14 maj.
Edhe 161 persona të tjerë kanë thënë se janë të interesuar për këtë aktivitet, një javë para se ai të mbahet.
Kjo nga rreth 4 mijë e 700 persona që janë ftuar për protestën që partia e Ramush Haradinajt e ajo e Fatmir Limajt e kanë thirrur pa Lëvizjen Vetëvendosje që dikur organizonin bashkë kundërshtimin kundër Qeverisa PDK-LDK dhe vendimeve të saj për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, e të cilat nga opozita konsiderohen të dëmshme për vendin, raporton Koha.net. (b.an)