Sulmuesi i talentuar belg, Romelu Lukaku do të largohet nga Evertoni në fund të sezonit.
Belgu ka shkëlqyer këtë edicion në Premier Ligë dhe në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta.
Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin italian, Serie A, ku Roma dhe Juventus janë dy skuadrat që e duan atë.
Transfermarketweb shkruan se Evertoni është pajtuar ta lërë të lirë yllin e saj për 35 milionë euro, para që Roma dhe Juventus i kanë të gatshme për të.
Megjithatë për 22-vjeçarin në garë janë edhe skuadra tjera të mëdha si Manchester United, Atletico Madrid e Bayern Munich./a.m.