Drejtori Sportiv, Igli Tare mund të largohet nga Lazio në fund të këtij edicioni, pasi priten shumë ndryshime pas një viti jo të mirë.
Lajmin e bën të ditur gazeta italiane Il Messaggero, sipas së cilës ish sulmuesi shqiptar nuk është më në planet e drejtuesve të klubit.
Emri që mund ta zëvendësojë Taren në këtë detyrë është ai i ish lojtarit të Lazios, Pasqualino Foggia./a.m.