Që ky vend është gallatë ndonjëherë as që e vemë në dyshim. E ndeshim përditë. Por që mjaft personave që e konsiderojnë veten me një “barrë mend” u ka mbetur ora në kohën e diktaturës ku adhurimi për liderin ishte ushqim I përditshëm, këtë sa vjen dhe e ndeshim përditë, sidomos në statuset sociale që ata publikojnë. Rasti më i fundit është edhe ky i mjekut, Petrit Vargu, një anëtarë i thekur i LSI-së, kandidat për deputet i mazhorancës aktuale, por që i qan hallin dhomës së doktor Berishës në QSUT, si të kemi të bëjmë sërish me raste tipike të diktatorëve komunist, ku ka vlerë deri dhe stilolapsi. Është aq qeshrake kjo sa…në fakt thjeshtë të trishton, por natyrisht jo si trishtimi i mjekut Vargu. Po botojmë më poshtë statusin e tij