Kompania e udhëtimeve FlyAbuDhabi.co.uk ka shpjeguar në faqen e saj prejardhjen e emrave të shumë qyteteve të njohura në botë, përfshirë Amsterdamin, Stambollin, Las Vegasin e të tjera.
Disa prej qyteteve mbajnë emrat e zbuluesve.
New York është emërtuar sipas Dukës të Jorkut, në vitin 1664.
Varshavë do të thotë “i përket Warsz-it”, fisniku që themeloi qytetin.
Hong- Kong nga “hong”, që do të thotë “me aromë të këndshme” dhe “kong”, që do të thotë port.
Amsterdam është emërtuar sipas moçalit në lumin Amstel, ku është ndërtuar.
Praga, nga ‘prah’, që do të thotë i “shpejtë”.
Vjena, nga fjala kelte ‘windo’, që do të thotë e ‘ndritshme’ ose ‘i drejtë’.
Bruksel, nga ‘broek’ që do të thotë ‘marsh’ dhe ‘zele’, që do të thotë ‘marrëveshje’.
Venecia, bazuar në rrënjën indoevropiane ‘wen’, që do të thotë “dashuri”.
Stamboll, me prejardhje nga greqishtja, që do të thotë “në qytet”.
Firence, nga fjala latine ‘florens’, që do të thotë ‘lule’.
Vankuver, i emërtuar sipas zbuluesit George Vancouver.
Los Angeles, nga spanjishtja, që do të thotë ‘engjëjt’.
Petra, nga fjala ‘petros’, që do të thotë ‘gur’ ose ‘shkëmb’.
Roma, emërtuar sipas mbretit të parë dhe themeluesit të qytetit ‘Romuli’.
Athina është emërtuar sipas perëndeshës greke ‘Athena’.
Kiev nga ‘Kyi’, themeluesi i qytetit.
Toronto nga termi “Iroquois”, që do të thotë ‘ku janë drunjtë në ujë’.
Las Vegas nga spanjishtja, që do të thotë ‘livadhet’.
Dubai prej ‘dibba’, që do të thotë “karkalec”.
Buenos-Aires, nga spanjishtja, që do të thotë ‘pamje të mira’ ose ‘erëra të drejta’.
Shangai, nga fjala ‘shang’, që do të thotë ‘sipër’ dhe ‘hai”, që do të thotë ‘det’.
Pekin (Beijing, nga gjuha kineze “bei”, që do thotë “veri” dhe “jing”, do të thotë “i madh”.
Riad nga “rawdoh”, që do të thotë “kopshte” ose “livadhe”.
Jerusalem, nga ‘uru’ dhe ‘shalem’, që do të thotë ‘fondacioni Shalem”.
Bangkok, nga ‘bang’, që do të thotë ‘fshat i vendosur në lumë’ dhe ‘ko’ që do të thotë ‘ishull’.
Abu Dhabi do të thotë ‘babai i gazelës’.
Singapor, nga ‘singo’, që do të thotë ‘ton’ dhe ‘pura’, që do të thotë ‘qytet’.
Tokio, nga ‘Io’, që do të thotë ‘lindje’ a ‘kyo’, që do të thotë “i madh”.
Seul, nga fjala koreane, ‘seo’ul’, që do të thotë ‘kryeqytet’.
Kuala-Lumpur, ku lumi “Kiang” dhe ai “Gombak” takohen, të ashtuquajtur ‘bashkërrjedhje e turbullt’.
Phuket, nga fjala ‘buldt”, që do të thotë “bjeshkë”.
D.i.