Personi që i solli gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung milionat e dokumentave që u quajtën Panama Papers ka folur për herë të parë përmes një letre. Ai e ka njojtur veten me nofkën John Doe, dhe përmes letrës me 1800 fjalë ai zbulon se nuk ka punuar kurrë në ndonjë agjenci kombëtare spiunazhi apo në emër të ndonjë qeverie të caktuar.
Joh Doe i referohet “income inequality” (pabarëzisë në të ardhura), si njëra ndër shtysat kryesore që e bënë atë të publikonte dokumentat e Mossack Fonseca-s, firmës ligjore në Panama.
Letrat e Panamasë kanë zbuluar se disa njerëz të pasur i përdorin firmat jashtë shtetit për t’iu shmangur tatimeve dhe sanksioneve. Letrat i takojnë firmës ligjore “Mosscak Fonesca”, e cila mohon të këtë bërë ndonjë të keqe, dhe thotë se është viktimë e hakërimit.
Deklarata e John Doe erdhi pak para se Presidenti amerikan Barak Obama të mbante një fjalim mbi ekonominë, në të cilën ai përmendi “Panama Papers” duke theksuar problemin e korrupsionit dhe evazionit fiskal.
Javaneës/ a.k