Shpejtësia është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore, nga të cilët një numër mjaft i lartë personash humbin jetën çdo ditë në mbarë botën.Në Indi kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të bërë drejtuesit e automjeteve të ngadalësojnë sa më shumë shpejtësinë, të paktën nëpër qendrat e banuara.Autoritetet e transportit në këtë shtet kohët e fundit kanë pikturuar iluzione optike në rrugë, duke krijuar idenë e vendosjes së pengesave në rrugë.
Ministri i Transporteve në Indi tha se sidomos ndryshimi i vijave të bardha “tradicionale” në 3D është mjaft efektiv, pasi i bën ato të dukshme, madje krijon idenë edhe të pengesave në rrugë, shkruan TCH. Ai shtoi se kjo risi është testuar tashmë dhe duket se ka dhënë efektin e pritshëm. javanews/ a.k