Një video shokuese, shfaq momentin kur një grua shtypet me veturë nga e dashura e re e partnerit të saj jobesnik.
Në video mund të shihet se si kjo grua bërtet, shanë dhe hedhë sende të forta në veturën e gruas që ia rrëmbeu të dashurin.
Besohet se kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tennese të Shteteve të Bashkuara, ndërsa lokacioni i saktë ende nuk dihet.
Videon e ka filmuar me kamerë një burrë nga dritarja e apartamentit të tij, ku dëgjohet duke thënë, “tani do të shikojmë se si do të vrasin njëra-tjetrën”.
Gruaja e veshur në të bardhë shihet duke marrë disa gjësende të forta nga një veturë e zezë, ku më pas vrapon në drejtim të veturës së të dashurës së re të partnerit të saj, duke ia thyer xhamin.
Por ajo shumë shpejt u nervozua, dhe kështu filloi të lëviz veturën mbrapa duke e shtypur gruan të cilës ia rrëmbeu njeriun e jetës. /a.m.