Grupi financiar “China Everbright”, me bazë në Hong-Kong, ka blerë 100 për qind të aksioneve të Aeroportit të Rinasit dhe pret miratimin e Qeverisë shqiptare.
Drejtori ekzekutiv i “Grupit Everbright”, Chen Shuang, shpreson që pas realizimit të projekteve të parashikuara, Kina mund të bëhet vendi më i madh investues në Shqipëri, shkruan Koha Ditore.
Teksa ka folur për Radion e Jashtme të Kinës në gjuhën shqipe, Shuan ka thënë se “Everbright” synon që në të ardhmen të formojë “Grupin e Aeroporteve” për Evropën Qendrore e Lindore.
“Karakteristikë e theksuar e Shqipërisë është eksportimi i krahut të punës dhe mendoj se punësimi brenda vendit është ende një problem i madh. Nëse do të mund të përfundojmë sipas planit krijimin e qendrës logjistike, kjo gjë do të jetë në favorin e rritjes së punësimit në Shqipëri”, ka thënë ai. (b.an)