Policia njofton se shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 5 në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 662 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Canabis Sativa”.
Më datë 04.05.2016, u ndalua shtetasi:
– Fiorel Thaçi, 37 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas u konstatua në bulevardin “Blu”, Kamëz duke drejtuar mjetin motorrik tip “Pegasus”, ku gjatë kontrollit të motorrit poshtë sediljes ju gjet një qese plasmasi ku në brendësi kishte lëndën e dyshuar narkotike “Canabis Sativa”
Gjithashtu në cilësin e provës materiale u sekuestrua motorri tip “Pegasus”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.