Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa mbi to rëndon akuza e shfrytëzimit të prostitucionit.
Mësohet se të arrestuar janë Eqerem Ibrahimi, Ylmie Ibrahimi dhe A.H. Ndalimi i tyre erdhi në kuadër të operacionit ‘Tutori 3’ ndërsa këta shtetas ishin në hetim prej disa kohësh.