FIFA në Kongresin e saj të 66-të do ta ketë në rend të ditës çështjen e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Koha.net.
Kosova është pika e 15-të në rendin e ditës në agjendën e Kongresit të 66-të të FIFA-s i cili do të zhvillohet më 12 dhe 13 maj në Meksikë.
Para pranimit të FFK-së në UEFA, FIFA kishte lënë mundësinë e heqjes nga rendi i ditës votimin për pranim nëse Kosova nuk do të pranohej në UEFA. (b.an)