Në datën 7 maj do të zhvillohet provimi i kualifikimit për mësuesit.
Ky test u jep mundesi mësuesve që të marrin rritje në pagë, përkatësisht 5,10 dhe 20 për qind.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Testi do të zhvillohet nga Institutioni i Zhvillimit të Arsimit në Tiranë.
Persa i përket vlerësimit të kandidatëve, ai do te bëhet me sistemin e 100 pikëve, ku futen pikët e portofolit, bonuset, pikët e pjesës së parë e të dytë. Vlerësimi bëhet me 5 shkallë, A, B, C, D, E që i korrespondojnë përkatësisht kategorive “shkëlqyeshëm”, “shumë mirë”, “mirë”, “mjaftueshëm”, “dobët”.
Testi quhet i marrë nëse kandidati merr pikët minimale në secilin pjesë të testit./a.m.