Një person i dënuar disa herë është arrestuar në flagrancë pasi u kap me armë zjarri dhe municione.
Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Pranverë 2016″, Komisariati i Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u bë arrestimi i shtetasit Martin Biba.
50-vjeçari rezulton i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”. Shtetasi i lartpërmendur ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.
Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan: 1 armë zjarri Kallashnikov me dy krehra të lidhur me natriban me njëri-tjetrin, 5 arka me fishekë model 56, një krehër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij, një bobinë me 500 m fitil detonator.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Panorama/d.i.