Derbi i Tiranës dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin 2 me 2, në një ndeshje e cila dhënë emocione deri në sekondat e fundit të saj, kohë kur ka ardhur dhe barazimi i të kuqve, pas një rikthimi rezultati nga ana e Tiranës.
Goli i parë u shënua nga Partizani përmes Sukajt. Pak Minuta më vonë, Tirana shënoi një gol me kokë. Në pjesën e parë ka patur dhe një incident, ku drejtori i stadiumit Selman Stermasi ka hedhur në tifozerinë e Partizanit një tymues, cka ka bërë që këta të fundit të irritohen dhe të përgjigjen duke hedhur fishekzjarre drejt tij. Situata është qetësuar me shoqërimin e personit në fjalë nga ana e efektivëve të policisë
Në pjesën e dytë ndeshja ka startuar me të njëjtin ritëm, teksa golin e ka gjetur Tirana, duke kthyer rexzultatin në 2 me 1.
Vetëm në minutat e fundit, në të 95’-tën, Fili ka arritur të barazojë duke e shpëtuar Partizanin nga humbja. javanews/ a.k