Turqia është e gatshme të dërgojë trupa tokësorë në Siri për t’i luftuar militantët e Shtetit Islamik, kështu ka thënë kryeministri i Turqisë, Ahmety Davutoglu, përderisa edhe dy raketa tjera të grupit terrorist e goditen një qytet kufitar turk.
Reuters shkruan se presidenti Tayyip Erdogan tha se Turqia do t’i kundërpërgjigjet raketave të Shtetit Islamik dhe u zotua se xhihadistët do të pësojnë humbje edhe më të mëdha nëse vazhdojnë të tregohen agresiv, transmeton Gazeta Express.
Edhe në të kaluarën, Turqia e ka argumentuar rastin për dërgimin e trupave tokësorë në Siri, edhe pse gjithmonë ka thënë se nuk do të montonte ndonjë inkursion të njëanshëm nëse siguria e vet kombëtare nuk do të kërcënohej. (b.an)