Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit se PS është gati të votojë reformën në drejtësi.
Në një deklaratë për mediat, Basha shprehet se për dy vite Rama e vonoi dhe e zvarriti me qëllim sepse reforma nuk mbron korrupsionin.
Deklarata e plotë e Bashës:
E han turpin me buke lideri global. Gati PS te votoje qe kete jave? Ka 2 vjet qe genjen. A nuk u tha te njejten gje dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Per 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qellim cdo perpjekje per nje reforme te mirefillte ne drejtesi qe lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin. Mesa duket vazhdon vallen maskecjerre doreperdore me Kocon, Beqjen, Ahmetajn nga njera ane, Shullazin, Tahirin, Ndoken, Prengen dhe Frroket ne anen tjeter. Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftoje, mbroje dhe votoje nje reforme ne drejtesi qe jep drejtesi dhe denon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmerisht me qeverine e ketij qe ne 2 vjet ju vodhi 2.2 miliard euro shqiptareve.
(javanews.al / a.r)