Përballja e presidencialeve amerikane të muajit nëntor po përcaktohet, së paku si një ndryshim i papritur, ku miliarderi populist Donald Trump po del përballë demokrates Hillary Clinton, pasi të dy kandidatët janë drejt trimfit të primareve sfiduese.
Donald Trump ka fituar 53 për qind të votave republikane në parapraket e zhvilluara në Indiana, një ditë më parë, përballë senatorit të Teksasit, Ted Cruz (37 për qind), i cili njoftoi përpara turmës një tërheqje të papritur nga gara.
Në përfundim të një fushate të jashtëzakonshme prej 10 muajsh e gjysmë, Donald Trump ka eliminuar në këtë mënyrë 15 kandidatë, njëri më i kualifikuar se tjetri, guvernatorë, senatorë dhe drejtues kompanish, ku aftësitë e tyre nuk kanë mundur të ballafaqohen me atë që me të drejtë ka shënuar suksesin e biznesmenit, me një mungesë të plotë eksperience në sferën politike, pasi njujorkezi 69-vjeçar nuk ka mbajtur kurrë më parë një post elektoral.
“Ne dëshirojmë të bashkojmë Partinë Republikane”, deklaroi Donald Trump gjatë një fjalimi me tone të qeta në qiellgërvishtësen ”Trump”, në Nju Jork, ku ai përgëzoi edhe Ted Cruz.
”Ne do të përballemi me Hillary Clinton”, theksoi ai. (javanews.al / a.r)