Daily Mail ka publikuar një video me pamje të frikshme.
Një nënë nga Koreja e Jugut për të shpëtuar fëmijët e saj nga zjarri i hedh nga ndërtesa që po digjej.
30-vjecarja Precious Enyioko hedh një e nga një 3 fëmijët e saj të cilët ishin më i madhi katër vjec, tjetri tre vjeç dhe më i vogli vetëm shtatë muajsh. Fëmijët u hodhën nga kati i katërt i një ndërtese në flakë.
Gruaja e cila në çaste dëshpërimi nuk e ka menduar gjatë pasi pa flakët që kishin pushtuar banesën e saj dhe ka hedhur fëmijët nga dritarja.
Britmat e saj bënë që poshtë pallatit të mblidheshin njerëz, të cilët me batanije në duar arritën të prisnin 3 vogëlushët.