Të ardhurat dhe shpenzimet e kreut të institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, Visho Ajazi Likës, vijojnë të lidhen me të shkuarën e tij në Kanada. Kreu i SHISH, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, deklaron se ka investuar në një kompani private, 4.5 mijë dollarë kanadez, si fond për pension.
Numri një i inteligjencës shqiptare vijon të shlyejë një kredi me interes zero, për 30 vjet, për blerje apartamenti. Ai ka marrë 5,000,0000 lekë, ndërsa ka shlyer 300,000 lekë deri në fund të vitit 2015. Visho Ajazi Lika ka deklaruar edhe 1,794,361 lekë të ardhura, të cilat burojnë nga paga si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror, raporton Shqiptarja.com
Po ashtu, kreu i SHISH deklaron 5, 443.16 lekë të bashkëjetueses së tij, Brunilda Syrja Spahiu. Kjo e fundit deklaron edhe 525,001 lekë të ardhura nga paga tek Autoriteti Rajonal Shëndetësor. Ndërkaq, fëmijët e kreut të SHISH vijojnë të shlyejnë kredi për shkollimin në Kanada, por edhe të deklarojnë të ardhura nga punësimi.