Te tjera denoncime kanë mbërritur në Policinë e Tiranës ndaj shtetases Lule Makashi, e cila u arrestua për mashtrimin e dhjetëra personave për punësim në Kanada, SHBA, Australi apo vende të tjera të zhvilluara.
Një 44-vjeçar u paraqit në polici për të denoncuar rastin e tij. Lule Makashi i kishte premtuar punësim në Australi, kundrejt një shume prej 3015 dollarësh australian dhe 250 mijë lekëve të reja. Por pasi kishte paguar paratë asgjë konkrete nuk ishte bërë.
Lule Makashi u prangos në Rinas pasi sapo zbriti nga avioni që vinte nga Kanadaja. Së bashku me të u ndalua edhe vajza e saj Adeila, por u lirua nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./a.m.