Nga Edmond Harizaj
Ka rene serveri, nuk shohim dot fituesit. Ky lajm i dhene ne menyren me tragjike, ne momentet kur kishin nisur dyshimet nese Bayern do te mundte te kalonte muret e keshtjelles spanjolle, me devijoi mendimet sportive, per pak kohe. Sipas eksperteve, qe nje server te “bjere” duhet qe te kete mbingarkese. Sipas te dhenave per llotarine amerikane kane aplikuar rreth 200 mije shqiptare, per 3 mije vende. Nuk me habit numri i madh i enderrimtareve. Aspak. Me trondit padurimi i tyre. Ankthi. Deshperimi, deshira dhe shpresa per te mesuar sa me pare. Dhe jane sulur te gjithe ne nje ore, mbi nje adrese per te kerkuar driten ne fund te tunelit. Dhe nuk kane bere gje tjeter, vec kane zgjatur ankthin e tyre edhe per disa ore. Nxitimi i tyre, eshte kembana e pare per politiken.
Ata 200 mije nuk jane “llumi” i vendit. Nuk jane te pashkolle. Perkundrazi. Madje dy here perkundrazi. Shumica jane te rinj. Dhe jo ata te rinjte 20 vjecare qe na mbushin ekranet, e na rrokanisin veshet. Por eshte mosha qe i duhet me shume nje vendi, 27-45 vjec qe duan te ikin. 200 mije jane te gatshem sot, nese kane mundesi te ikin. 200 mije. Vlora e gjithe. Shkodra e gjithe. Korca. Padurimi i tyre, per t’ia mbathur eshte kembana e dyte per politiken.
Eshte e sigurte se asnje nga ata me precedente penale, asnje nga ata me “hesape” per te lare, asnje nga ata qe kane “mall e gje” ne vend, asnje pensionist, asnje moshe e thyer, nuk ka qene aplikant ne llotari. Pra, qofsha i gabuar, nese do ishte mundesia, ne kete vend do mbeteshin vetem “kontigjente krimi”, pensioniste dhe politikane. Dhe kjo eshte kembana e serverit qe bie perzishem per politiken tone.