Një pikë e këmbimit valutor është grabitur mëngjesin e sotëm nga dy persona me maska. Ngjarja ka ndodhur pak pasi pika Exchange kishte nisur aktiviteitn e saj ditor dhe në momentet e grabitjes ndodhej një punonjës.
Sipas të dhënave, dy personat e maskuar nën kërcënimin e armëve morën paratë që ndodhedheshin në kasafortë. Raportohet se punonjësi i pikës së këmbimit valutor nuk ka pësuar lëndime.
Dy grabitësit sipas të dhënave e kanë kapur atë në befasi, pasi janë futur nga një hyrje e apsme e biznesit. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m.