Nobelisti i letërsisë turke, Orhan Pamuk ka mbështetur një shkrimtar i cili u paraqit keto dite para gjykatës me akuzën për fyerje ndaj presidentit Erdogan, i cili i ka shtuar së tepërmi ndjekjet penale ndaj rasteve të tilla, që prej emërimit të tij në krye të shtetit, raportoi agjencia turke e lajmeve, Dogan.
Murat Belge, 73 vjeç, rrezikon të dënohet deri në katër vjet burg për një botim të publikuar nga e përditshmja “Taraf” në shtatorin e vitit 2015, në të cilën ai aludonte se presidenti turk kishte rindezur verën e kaluar konfliktin kurd për qëllime elektorale. (b.an)