Tre shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë italiane, pasi akuzohen se tentuan të grabisnin një 36-vjeçar në Caserta, rajoni i Campagnia.
Të arrestuarit janë Altin Keshi, 38-vjeç, Emirjan Manga, 30-vjeç dhe 21-vjeçari Ergon Merdini, të tre pa leje qëndrimi në vendin fqinj.
Policia lokale tha se arrestimi i tre shqiptarëve u bë në momentin kur po tentonin të grabisnin një 36-vjeçar, pronar i një restoranti të zonës, citohet Express.
Të armatosur me thika, tre emigrantët shqiptarë mësohet se bënë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke plagosur edhe njërin prej karabinierëve, i cili mori plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. (b.an)