Njoftohemi se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka qenë duke peshkuar dhe aksidentalisht, ka rënë nga ura e Lumit Shkumbin.
Policia ka gjetur trupin e personit që është mbi 60 vjeç, thinjosh, i bardhë 1.75 cm i gjatë, trup mesatar, mbante të veshur një xhup sintetik të zi, një pulovër të zezë, pantallona të zeza prej teritali, çizme ngjyrë ushtarake.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit.
Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin e tij sa më shpejtë.
Çdo qytetar që e njeh të na kontaktojë në numrin e tel 0694115061.