Pas zërave të shumtë të ditëve të fundit për mundësinë e drejtimit të kombëtares italiane nga Gianni De Biasi, ka folur edhe vetë trajneri i Shqipërisë.
“Të drejtoj kombëtaren e Italisë është nder për mua. Kush nuk ka ambicie të drejtojë një skuadër si Italia? Nder dhe privilegj të drejtoj një skuadër 4 herë kampione bote”, ka thënë De Biasi.
Tashmë është e qartë, nëse ai do të zgjidhet nga federata italiane si pasardhës i Contes, me siguri do ta pranonte një post të tillë. Megjithëse, ai ka thënë se aktualisht është i përqendruar te Kombëtarja e Shqipërisë. “Më pas të shohim”, përfundon Di Biasi.
Ndoshta, ndeshjet e europainit do të jenë të fundit që ai do të drejtojë kombëtaren kuqezi, me të cilën bëri historinë. javanews/ a.k