Ndersa brenda zhvillohej gjyqi i imameve, besimtare e mbeshtetes te tyre falen ne obollin e gjykates. Pamjet që shihni nuk i përkasin një xhamie apo oborrit të saj, por është falja e improvizuar në trotuarin e gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku të afërm e mbështetës të imamëve nën akuzë për terrorizëm, kryen faljen.
Faljen aty, të rrethuar nga forca policie dhe agjentë të krimeve, besimtarët e argumentojnë se shkak ishte orari i faljes që i gjeti ata në gjyq teksa imamët zhvilluan mbrojtjen.
Procesi ndaj nëntë imamëve të vetëshpallur nën akuzë për terrorizëm është në seancën e 47-të, aty ku këtë të martë u zhvillua mbrojtja e 3 të pandehurve: Verdi Morava, Zeqir Imer dhe Astrit Tola.
Teka në seancë nuk mungoi refuzimi i avokatit mbrojtës nga Imeri, i cili deklaroi se s’ka nevojë për avokat pasi kjo bie ndesh me besimin e tij.
Pak ditë më parë, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 152 vite burg për 9 të pandehurit ndërsa pritet që brënda muajit maj, gjykata të shpallë vendimin për të konsideruarën dosja e “Xhihadit” përballë drejtësisë shqiptare./Shqiptarja/a.m.