Zbardhen dëshmitë e katër personave të arrestuar mes të cilëve edhe gjyqtari Ibrahim Hoxha, për akuzën e korrupsionit pasiv të gjyqtarit apo prokurorit. Menjëherë pas ndalimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij Ledion Hoxha, me profesion jurist, sekserit Novrus Gajda, si dhe personit të interesuar Dritan Jazexhi. Të arrestuarit janë përpjekur të përdorin si alibi për marrjen e parave, blerjen e një veture, por Novrusi dhe djali i gjyqtarit kanë rënë në kundërthënie për modelin e veturës.
Fillimisht është pyetur gjyqtari Ibrahim Hoxha. Në prani të dy avokatëve, gjyqtari, ka pranuar se kishte pasur ndërhyrje nga miku i tij Novrus Gajda, për të ndihmuar në një çështje, me të interesuar Dritan Jazexhiun, shkruan Report tv. Po ashtu ai ka pohuar se është takuar por ka pohuar se pavarësisht kësaj nuk ka pranuar të bëjë pazare. Më tej ai ka pranuar se njihet me Gajdën që prej 25 vitesh nga koha, kur ishte oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e Beratit dhe Gajda ishte polic i thjeshtë.
Madje gjyqtari ka pohuar se i kishte premtuar këtij të fundit për të ndërhyrë me qëllim për ta rikthyer në polici.
Ndërkaq hetuesit më pas pyetën djalin e gjyqtarit. Ai ka pohuar se nuk bëhej fjalë të ketë kërkuar apo të ketë marrë para me qëllim ndikimin në ndryshimin e vendimit nga babai i tij.
Në lidhje me paratë juristi, Ledion Hoxha, ka pohuar se i kishte marrë pasi donte t’i shiste veturën e tij, Novrus Gajdës, një veturë luksoze “Mercedez- Benz”, me vlerë rreth 15 mijë euro.
Por nga ana tjetër, nga verifikimi rezultonte se në dokumente mjeti ishte i djalit të xhaxhait të Hoxhës. Kur është pyetur Gajda, ka pohuar se donte të blinte një autoveturë “Ëolksëagen Sharan”.
Një mjet i tillë i ngjashëm me një tabelë shitet, ndodhej në vendin ku u ndaluan dy personat, por që s kishte lidhje me ta.
Më pas është pyetur Dritan Jazexhiu, i cili ka mohuar t’i ketë dhënë para, Novrus Gajdës, për të ndërhyrë tek gjyqtari Ibrahim Hoxha. Por më tej ai ka pohuar se kishte takuar Gajdën. javanews/ a.k