Një 50-vjecare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për shtetasit e arrestuar Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin.
Në kallëzimin dhe dëshminë pasuese të dhënë nga gruaja para kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ajo ka thënë se Emiljano Shullazi i ka rrëmbyer një pronë me vlerë rreth 950 mijë euro në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë.
Kallëzimin e saj gruaja 50-vjecare banore e Tiranës e ka bërë edhe për gjyqtaren që ka shqyrtuar cështjen e saj në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë (padi e shtetases ndaj Hipotekës së Tiranës për mosregjistrimin e pasurisë në fjalë).
Sipas kallëzimit kjo gjyqtare ka ndryshuar rrjedhën e procesit në lidhje me pronën pas ndërhyrjeve nga Shullazi e Gilmando Dani.
Gruaja banuese në Tiranë, është marrë në mbrojtje nga prokuroria pas kallëzimit të bërë./Panorama/a.m.