Këngëtarja Aurela Gaçe, prej vitesh ëhstë një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo njihet si një këngëtare me karakter të fortë, por jo gjithmonë shfaqet e tillë.
Gaçe ka publikuar këngën e saj të fundit “Nënë, e imja nënë”.
Gjatë xhirimeve të klipit të kësaj kënge, ajo është përlotur, dhe arsyet se pse i tregon në një postim në Instagram.
Ja çfarë shkruan Aurela:
Do t’ju tregoj diçka që ndodhi gjatë xhirimeve. Kur xhiron, ti mund të kthehesh 10 herë për një skenë dhe sigurisht emocioni luhatet, ikën.
Në strofën e tretë ku thuhet “E KUR TE LARGOHESH TE MOS JESH ATY, DO TI LUTEM TOKES QE TE FLAS ME TY” thjeshtë mendova prindërit… Fatmirësisht i kam gjallë e mirë, por papritur përjetimi i vargjeve më mori me vete. Sytë filluan të lotojnë. Qëndrova para kamerës duke menduar që është vetëm një moment. Por për herë të parë ndërpreva xhirimin. 23 vjet në skenë dhe… më ndodhi. Qava… U qetësova, rregulluam grimin e vazhduam./Javanews/a.m.