Reperi nga Shqipëria ka befasuar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Përmes një fotografie Stresi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij në këto 8 vite karrierë, veçanërisht Flori Mumajesin.
Ai duket se ka marrë vendim për një jetë ndryshe nga kjo që po jeton, gjë të cilën nuk e ka sqaruar saktë në shkrimin e bërë, duke mos treguar se ku është nisur dhe arsyen.
Ai premton se do të kthehet vitin tjetër përsëri.
“Dhe vjen nje nga ato momete Merr ate vendim te menduar prej kohesh ,deshire per te bere dicka tjeter krejt ndryshe muzikes , larg botes Mediatike e rrjeteve sociale ! Kemi kaluar se bashku 8 vite te mrekullueshme , ishte nje pasion , enderr e imja qe doja te realizoja dhe perjetova intensivisht fale jush . Nuk kam Asnje Lloj pendimi,perkundrazi gjera te reja e aventura te tjera na presin ✌! Per Asnje Moment s do resht se falenderuari ju qe me mbeshtetet me ndoqet e ndate emocione ,dashuri, me qendruat prane e me motivuat ne ditet me te mira e ato me pak te mira , me qendruat besnik ajo qe per mua eshte primarja ne jete ! Dua Te falenderoj me Zemer Lokun Flori Mumajesin , flm qe ishe pjese e kesaj enderre te bukur e s ‘reshte besuari ne mua e mi le gjithnje dyert hapuar! Faleminderit te gjithe stafit atyre kolegeve qe bashkpunuam bashke atyre qe ndame fitore, atyre qe hengra e piva e ndame edhe centet e fundit se bashku ! falenderoj familjen time qe me suportoj ne c do vendim timin ! Enderra vazhdon neper oqeane Aty ku jam nisur ne kete moment…. Love & Peace krejteve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo
#Kthehem#Prap#Vitin#Tjeter Me Rrespektin Me Te Madh Ju Uroj Zoti Qofte Me Ju Ne Cdo Moment Te Jetes”, shkruan Stresi në Instagram.
Lajmi/d.i.