Konstituohet sot kryesia e re e Partisë Socialiste, e dalë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e kësaj force politike. Pika e parë e mbledhjes së organit më të lartë socialist është nisja e procedurave për zgjedhjen e 61 kryetarëve të degëve të kësaj force politike. Nisur nga kjo, kryesia kryesia e PS-së pritet të përcaktojë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e rinj për kryetarë degësh.
Kryesia e PS-së duhet të bëjë përzgjedhjen e jo më pak se dy kandidatëve nga listat që këshilli koordinues i çdo qarku i ka dërguar asaj me emrat e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret. Pjesë e kryesisë së re të socialistëve nuk do të jenë deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi, ndërsa dhanë dorëheqjen nga agara për në kryesi deputetët Namik Dokle e Arta Dade. (javanews.al / m.a)