Për Kosovën propozimi legjislativ i Komisionit Evropian, apo rekomandimi për heqjen e vizave, “është i dukshëm” i është thënë “Kohës Ditore” nga disa burime diplomatike të BE-së në Bruksel të hënën, duke konfirmuar se “gjasat janë shumë të mëdha që kjo të ndodhë të mërkurën, kur Komisioni do të duhet të dalë me propozimin për Turqinë.
Në fakt, siç kanë pranuar këto burime, 4 maji është dita e fundit kur Komisioni duhet të japë këtë rekomandim për Turqinë nëse dëshirohet të respektohet afati kohor, i premtuar nga niveli më i lartë për Turqinë, e që është heqja e vizave deri në fund të muajt qershor. (B.an)