Qeveria ka shprehur synimin që në gjysmën e parë të tetorit ta zhvillojë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare në katër komunat e veriut të banuar me serbë, e që ende ia kontestojnë shtetësinë Kosovës.
Procesi nuk do të zhvillohet konform dy ligjeve bazike për regjistrimin, por me ligj të veçantë, shkruan Koha Ditore.
Me kërkesë të Bashkimit Evropian, Qeveria e ka aprovuar të premten Projektligjin që për qëllim ka regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në komunat Leposaviq, Zubin- Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. (B.an)