Mjaftoi një lëkundje tërmeti dy netë më parë që banorët e Cërrikut edhe një herë të kalonin natën jashtë.
Shtëpitë e tyre të shkatërruara nga tërmeti i 19 majit 2014 ende nuk janë riparuar dhe mjafton pak për t’i bërë të pabanueshme.
Në 2014-n emergjencat civile vlerësuar të pabanueshme 3 pallate, dhe kërkuan evakuimin e banorëve. Por, pasi u enden disa kohë nëpër konvikte dhe banesa me qira për dy vite me radhë dhjetëra familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
“Para dy netësh ra sërish tërmet dhe ne u trembëm shumë, duke dalë menjëherë nga shtëpitë”, shprehet një banore.
“Pavarësisht se unë bërë disa rregullime, duke shpenzuar më shumë se 3 milionë lekë, por deri tani nuk na kanë dhënë asnjë lekë”, thotë një tjetër banor.
Historia e dëmshpërblimeve për të gjithë zonën e Dumresë nisi me zvarritjet për shkak të pretendimeve për shtim të dosjeve në mënyrë fiktive e deri tek procedimet penale për ndërtime pa leje të personave që tentuan të rikonstruktojnë banesat e tyre të dëmtuara.
Por, kjo histori duket sikur nuk do të ketë fund, pas dy vitesh pretendohet se përllogaritja e dëmeve është bërë në mënyrë të gabuar duke kërkuar një rillogaritje jo me kolektive, por individuale./Tch/a.m.