Nëse keni aplikuar për lotarinë amerikanë gjatë tetorit të vitit të kaluar, nesër kontrolloni emrin në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Intervistat për fituesit zhvillohen sipas Case Number në periudhën Tetor 2016 – Shtator 2017.
Për të mësuar nëse jeni fitues klikoni në linkun e mëposhtëm duke futur më pas confirmation number.
https://www.dvlottery.state.go…
Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit E-DV dvlottery.state.gov.
Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. “Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.
Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017. Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.
Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV-2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017”,- theksohet në udhëzues. Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV-2017 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017./a.m.