Këtu është shansi juaj për të fituar një pjesë të historisë së automjeteve: Krijuesi Britanik i super-makinave, McLaren Automotive ka njoftuar që do të shesë një nga super-makinat më të shpejta F1 të ndërtuar ndonjëherë.
Kjo është e rëndësishme për disa arsye. Së pari, vetëm 64 makina rrugore F1 janë prodhuar gjatë afatit të prodhimit 1993-1998. Për më shumë, kjo makinë, e cila u ndërtua në 1998-ën, është një nga vetëm 6 makinat e prodhuar atë vit.
Kjo makinë nuk është shitur kurrë për një pronar privat. Ajo u mbajt në koleksionin McLaren dhe u mirëmbajt nga skuadra McLaren Special Operations (MSO). Edhe pse ka 2,800 milje në kilometrazhin e saj, kjo makinë është në thelb e re F1 1998.
Për ata që nuk janë familjarë më F1, ajo nuk ishte vetëm një super- makinë e rrallë e 1990-ës. Ajo theu modelin e super-makinave në shumë mënyra.
Së pari, vendi i shoferit është në qendër të makinës dhe dy pasagjerët janë përkrah tij. Gjithashtu ajo ishte makina e parë e llojit të saj që u ndërtua me fibra karboni. Ndoshta më e rëndësishmja, është motori i saj V-12 6.1-litër, 627 kuaj fuqi, e cila ishte një shumë marramendëse fuqie në vitet ’90. Me gjithë këto kuaj fuqi nën trupin e saj, F1 ishte e aftë të thyente rekordin e makinës rrugore më të shpejtë të prodhuar, duke arritur 242.8 mph, e cila është ende ndër të parat në listën e makinave më të shpejta të të gjitha kohërave, edhe 23 vjet më vonë.
Porsa i përket shifrës për të cilën do të shitet makina, qielli është limiti. Aktori britanik Rowan Atkinson, i njohur për rolin e tij si Mr.Bean, shiti makinën e tij F1 dy herë të përplasur për 12.24 milionë dollarë. Jo shumë kohë më vonë, një tjetër F1 e 1998-ës u hodh në ankand për 13.75 milionë dollarë. Kështu duke marrë parasysh faktin që kjo makinë ka qenë pjesë e koleksionit McLaren dhe është një ndër të fundit, vë bast që kjo do të shitet për më shumë se dy të parat./krokodili/a.m.