Një zë i ftohtë prononcohet: Nuk po ndal përdorimi i gjuhës së urrejtjes në Maqedoni. Kjo dukuri negative shpesh kalon pa u vërejtur dhe nga Institucionet përkatëse, edhe pse gjuha e urrejtjes sanksionohet me dënim me ligj.
Nga zyra e Avokatit të Popullit në Shkup thonë se raste të shumta kalojnë pa u evidentuar me faj të institucioneve.
“Ky është problemi, se në Maqedoni mosveprimi i institucioneve shkakton pasiguri te qytetarët dhe shkakton humbje të besimit ndaj tyre…thjesht pra ai veprimi apo mosveprimi me prapavijë politike i institucioneve, posaçërisht ai i gjyqësorit dhe prokurorisë është shumë i theksuar”, tha Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.
Sipas Mehmetit, gjuhë të tillë nuk përdor vetëm popullata e rëndomtë. Ai thotë se ka raste kur pikërisht personat publik shprehen me një gjuhë të tillë, duke mos pasur brengë nëse ajo lëndon ose jo vlerat e bashkëqytetarëve, raporton Alsat-M. (b.an)